Ibrahimovich në mbrojtje të Pogba: Kritikat nga xhelozët

13/09/2016 00:00

Zlatan Ibrahimoviç ka dalë në mbrojtje të shokut të skuadrës Paul Pogba, duke u shprehur se do provohet se kritikuesit e kanë gabim.

Humbja e Manchester United në derbin ndaj Manchester City ka bërë që të ketë kritika të ashpra për lojtarin më të shtrenjtë në botë: Paul Pogba.

Por Ibrahimovich beson se ata që vënë në diskutim transferimin multimilionere të Pogba-s do të detyrohen të hanë mbrapsht fjalët e tyre.

“Të gjithë njerëzit xhelozë që flasin për të dë do të gëlltisin të gjitha fjalët që kanë thënë rreth tij”, – ka deklaruar Ibrahimovich për SFR Sport, duke shtuar – Ai do të përmirësohet dhe do t’i lërë të gjithë pas. Marrëdhënia ime me Paul është e thjeshtë: Unë flas, ai dëgjon. Paul është një lojtar me shumë talent.

Top Channel