Thaçi, në Kanada. Kërkon më shumë bashkëpunim

13/09/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka postuar në profilin e tij në “Facebook” njoftimin lidhur me takimin e tij me kryeministren kanadeze, Kathlen Wynne.

Ai thekson se ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim në disa fusha, duke përfshirë edhe ekonominë e vendit.

“Gjatë qëndrimit në Toronto takova edhe kryeministren e Ontarios, zonjën Kathleen Wynne. Me kryeministren Wynne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, kulturës dhe për komunitetin e diasporës, pjesëtarët e së cilës jetojnë dhe veprojnë kryesisht në Toronto, Hamilton dhe London”, bën të ditur Thaçi.

“Theksova rritjen e vazhduar të pranisë së Kosovës në provincën kanadeze të Ontarios, hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ottawa, si dhe pjesëmarrjen në panairin më të madh të përvitshëm në botë në fushën e minierave dhe mineraleve që mbahet në Toronto. U gëzova jashtëzakonisht me faktin se në ekipin e kryeministres Wynne ishte edhe një bashkatdhetar i yni nga Kosova”, ka shkruar Thaçi.

Top Channel