Eranio: Absurde të vendosësh në krye të Milanit ish-interistë

13/09/2016 00:00

Mesfushori i Milanit në vitet 1992-1997, aktualisht trajneri i të rinjve te kuqezinjtë, Stefano Eranio ka komentuar rreth deklaratave të shumë ish-kuqezinjve për vendimet e marra nga pronarët e rinj të Milanit të cilët duket se kanë lënë jashtë liste shumë prej figurave kuqezi duke u mbështetur më së shumti tek lojtarë apo drejtues të cilët kanë dhënë shumë për Interin.

“Fakti që pronarët e rinj duhet të thërrasin disa ish filo-interistë më duket një absurditet. Nëse do të isha një shoqëri e re do të kërkoja të fusja disa kampionë të mëdhenj të Milanit që të jenë të nevojshëm rreth çështjes. Albertini ka pasur edhe eksperiencë si drejtues. Në këtë rast bie dakord me ta.” – u shpreh ai.

Lidhur me situatën aktuale te kuqezinjtë, Eranio ka theksuar se ndaj Udinezes formacioni i hedhur në fushë nga Montella ishte shumë i dobët për të qenë të vërtetë. Një dobësi që ai vë në dukje ka qenë edhe paraqitja e dobët fizike e lojtarëve duke shtuar se duhet më tepër përgatitje nga kuqezinjtë.

Top Channel