Si t’u prishësh të tjerëve foton

13/09/2016 00:00

Kulla e pjerrët e Pizës është padyshim një nga atraksionet turistike më të mëdha në botë, duke pasur mijëra vizitorë çdo ditë.

Padyshim një tjetër fakt është se të gjithë vizitorët duan të realizojnë foton e famshme sikur e shtyjnë apo sikur e mbajnë Kullën e Pizës.

Por mesa duket ka edhe nga ata që kanë si qëllim të vizitës t’u prishin foton e mundimshme të tjerëve.

E si ta bëjë këtë pa u rënë në sy, fare e thjeshtë: Realizo të njëjtën gjë që bëjnë turistët e tjerë, thjesht nga një tjetër kënd.

Savidiot, një përdorues i rrjetit social “Imgur”, e ka kaluar ditën e tij në Kullën e pjerrët të Pizës duke realizuar pikërisht këtë dhe më pas i ka publikuar online fotot.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel