Kerry falenderon publikisht Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve

13/09/2016 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në daljen e tij përpara medieve pasditen e së hënës, veç situatës në Siri dhe zhvillimeve në marrëdhëniet me Rusinë, i ka kushtuar një vëmendje të rëndësishme Shqipërisë, duke e falenderuar për kontributin e dhënë për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane.

“Vizitova Tiranën gjatë këtij viti dhe diskutova me qeverinë shqiptare, se si mund t’i asistojmë për lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjes së grupit të fundit të opozitës iraniane, MEK, pjesë e Kampit të Lirisë. Shqipëria ka një traditë të hershme në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, siç ka gjatë konfliktit në Kosovë dhe në mbrojtjen e një numri të madh herbrenjsh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast, Shqipëria ishte e gatshme të luante një rol të rëndësishëm humanitar”, tha Kerry.

John Kerry është zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që falenderon publikisht Shqipërinë për ndihmën e dhënë, por nuk kanë munguar dhe zëra si senatori John McCain, i cili vetëm një ditë pas mbërritjes së muxhahedinëve në Tiranë, falenderoi publikishte qeverinë shqiptare.

Top Channel