Guardiola jo i bindur: Të luajmë më mirë nëse duam tituj

13/09/2016 00:00

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ende nuk është i bindur me paraqitjet e skuadrës së tij në 4 ndeshjet e para të Premier League edhe pse i ka fituar të gjitha. Trajneri katalanas i “citizens” deklaroi se Manchester City duhet të përmirësojë lojën e tij nëse dëshiron që të fitojë trofe në këtë sezon.

“Ajo që më ka bërë të ndihem mirë këto javë është se i kemi fituar të gjitha ndeshjet, por vetëm kaq”, tha Guardiola. E pashë sërish derbin me United në video dhe mund të them se mund të kishim humbur në pjesën e parë. Luajtëm mirë për 40 minuta, por Manchester United shënoi golin e 2-1 dhe në 3 minutat e fundit mund të kishte shënuar edhe 2 herë të tjera me Ibrën. Kështu që mund të kishim shkuar në dhomat e zhveshjes me disavantazhin 3-2. Por ky është futbolli dhe nuk është e lehtë të luash ndaj Manchester United”.

Pas 4 javëve të para, Manchester City kryeson klasifikimin e Premier League angleze me 12 pikë të plota, i ndjekur nga Chelsea dhe Everton me 10 pikë.

Top Channel