Paratë, por dhe fjala e Mourinho-s bindën Pogba

13/09/2016 00:00

Transferimi i Paul Pogba ka hyrë në histori si më i shtrenjtë për një futbollist, plot 105 milionë euro, por duket se për t’u finalizuar nuk kanë mjaftuar vetëm paratë. Të paktën kështu mendon Jose Mourinho, i cili në një intervistë për Goal.Com, ka zbuluar vështirësitë për të bindur francezin të bashkohet me të te Manchester United.

“Kam patur shumë biseda telefonike me të dhe kemi shkëmbyer shumë ‘sms’. Mendoj se ai në mëngjes kishte kontakte telefonike me një manaxher të një klubi të madh dhe pasdite me mua. Me shumë vështirësi ka arritur ta bindë që të na zgjedhë ne”, pohoi Jose Mourinho.

Më tej trajneri portugez foli edhe për objektivat që ka skuadra e tij në këtë sezon. “Hapi ynë i parë i madh duhet të jetë rikthimi në Champions League dhe për ta bërë këtë duhet të bëjmë mirë në Premier League. Por edhe Champios League nuk është Champions League pa Manchester United dhe Manchester United nuk është vetvetja pa Champions League”.

Trajneri i United ka zbuluar më pas një lidhje të mirë që ka krijuar me skuadrën: “Kam përshtypjen se futbollistët duan të punojnë për mua dhe kanë të njëjtën ambicie. Jam shumë optimist dhe kam parë edhe përgjigjet e tyre në fushë”, tha Mourinho.

Top Channel