Sfida me Klitschko-n, Fury mungon në konferencën e shtypit

13/09/2016 00:00

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Tyson Fury nuk u paraqit në konferencën për shtyp për prezantimin e sfidës së revanshit me Wladimir Klitcshkon.

Boksieri britanik duket se pati probleme me makinën dhe për këtë arsye ai nuk mundi të jetë i pranishëm në këtë ngjarje. Në krahun tjetër, Wladimir Klitshko nuk mungoi me ukrainasin që theksoi se fitorja ndaj Fury është kthyer në një obsesion për të.

“Nuk do të habitesha sikur Fury të shfaqej këtu duke bërë show, duke kënduar apo i veshur si Batman ose si “njeriu i padukshëm”, që po e bën në fakt”, tha Klitcshko jo pa ironi. “Por unë jam i përgatitur për gjithçka dhe e kam të qartë objektivin tim. Fitorja është një obsesion për mua dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Çdo gjë tjetër kalon në plan të dytë”.

Ndeshja e revanshit mes britanikut Tyson Fury dhe Wladimir Klitcshkos do të zhvillohet në 29 tetor në “Manchester Arena”.

Top Channel