Mungon rruga, 300 nxënës bojkotojnë mësimin në Kallm të Vogël

13/09/2016 00:00

Dita e parë e shkollës është bojkotuar nga 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare në fshatin Kallm i Vogël, në Fier. Së bashku me prindërit, fëmijët protestuan për rrugën e pakalueshme.

Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugëve që fëmijët të mos humbasin shkollën, duke lënë mënjanë problemet më ujin dhe mbetjet urbane.

Fshati Kallm i Vogël, me 2.000 banorë, ndodhet vetëm disa km nga Mbrostari dhe autostrada Lushnje-Fier.

Zona është pjesë e fushës naftëmbajtëse Patos Marinzë dhe në të kalon edhe gazësjellësi TAP.

Top Channel