Falje për borxhet e vjetra në tatime. Ahmetaj: S’përfshihen 4-5 vitet e fundit

13/09/2016 00:00

Falja e gjobave tatimore që ka në plan të bëjë qeveria për bizneset nuk do të përfshijë ato që janë vendosur vitet e fundit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se do të bëhet rakordimi me FMN-në për të përcaktuar kriteret.

“Ne jemi në një konsultë të thellë me FMN-në për ligjin e faljeve të gjobave të vjetra, jo ato të rejat, nuk falen të rejat. Gjobat e 4-5 viteve të fundit nuk falen dhe instrumenti i mbledhjes do të jetë 3 apo 4 fish më rigoroz se sa ka qenë më parë”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Financat kanë si qëllim të pasojnë regjistrat nga detyrime thuajse të pa mbledhshme. Po ashtu, që ligj i procedural tatimore pritet të lehtësojë marrëdhëniet me shtetit dhe biznesit.

Ministri Ahmetaj foli për një marrëvshje të re me FMN-në vitin e ardhshëm kriteret e se cilës mbetet për t’u përcaktuar, nëse rekomandimet e fondit do jenë të detyrueshme për t’u zbatuar apo do të kenë rol këshillimor.

Ministri i Financave foli edhe për buxhetin e vitit të ardhmesh, që përkon me zgjedhjet parlamentare. Ai i deklaroi se nuk do të ketë thellim të deficitit për qëllime elektorale.

“Me ligj e kemi futur, të shkruar e zeza në të bardhë, që asnjë qeveri nuk ka të drejtë që në një vit elektoral të harxhojë më shumë se 55 përqind të deficitit të lejuar vjetor, brenda 6 muajve”, tha ministri.

Ahmetaj tha se ka një përmirësim të ndjeshëm të treguesve ekonomikë dhe rritja do të jetë mbi 3 përiqnd për këtë vit. Sipas tij, të ardhurat tatimore si 8 mujori janë rritur më shumë se 19 miliardë lekë, ndërkohë që ka rënie të papunësisë.

Top Channel