Zgjedhjet në Dibër, Peleshi: Fitorja e Ramës, e merituar

13/09/2016 00:00

Zv.kryeministri Niko Peleshi, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës ka vlerësuar figurën e kandidatit të mazhorancës.

“Muharem Rama ishte kandidati i duhur për Dibrën. 4 mijë vota përpara nuk janë rastësi”, ka deklaruar Peleshi.

Ai ka theksuar se, vota në Dibër ishte e duhura edhe për të shmangur atë që e quajti “presioni i opozitës”. “Ne investuam njeriun e Dibrës, jo një figurë të Tiranës”, ka shtuar Peleshi.

Top Channel