Viti i ri shkollor, Klosi: Të nxisim arsimin profesional

13/09/2016 00:00

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka vizituar shkollën profesionale “S. Bandilli” në Berat.

Në fjalën e tij gjatë kësaj vizite, ministri Klosi është shprehur se, këtë vit nis sfida për profesionalizimin e arsimit profesional, i cili, siç tha ai, do të kthehet në identitet.

“Rritja e numrit të nxënësve në arsimin profesional vjen si pasojë e punës dhe këmbënguljes”, ka thënë Klosi.

Top Channel