Avionët USA fluturojnë mbi Korenë e Jugut, sinjal Veriut

13/09/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë fluturuar avionin e tyre supersonik “B-1” mbi Korenë e Jugut, për të treguar forcën vetëm pak ditë pasi Korea e Veriut kreu testin e pestë bërthamor.

Dy avionë “B-1” kanë kryer fluturime në lartësi të ulët mbi një bazë ajrore të vendosur rreth 77 km nga kufiri. Testi i fundit bërthamor i Penianit mendohet të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Veriun me “pasoja serioze” pas testit. Avionët “B-1” janë në gjendje të mbajnë raketa bërthamore dhe bomba që mund të shkatërrojnë edhe bunkerë nëntokësorë.

Fluturimi i avionëve ishte planifikuar për të hënën, por u shty për shkak të kushteve të motit në lokalitetin Guam, ku avionët janë vendosur.

Top Channel