Festivali i Kabasë; Emra të mëdhenj në skenën e Korçës

12/09/2016 00:00

Festivali Kaba 2.0 ka sjellë në qytetin e Korçës një atmosferë unike përmes muzikës folklorike të përshtatur në zhanre bashkëkohore.

Teksa është zhvilluar në Pazarin e Vjetër të Korçës, muzika dhe trashëgimia kulturore janë bërë bashkë në një takim të veçantë duke sjellë për të performuar emra artistësh të famshëm në Shqipëri.

Gjatë edicionit të parë të festivalit Kaba 2.0, ka marrë pjesë për herë të parë kantautori Italian, muzikanti i njohur i cili ka korrur sukses në vende të ndryshme të Evropës, Vinicio Capossela,  kompozitori dhe pianisti Robert Bisha, i cili është kthyer në Shqipëri pas koncertit të suksesshëm, që pati në Lion të Francës dhe të tjerë.

Në ambientet e “Hanit të Elbasanit” festivali, i cili në thelb gjallëron trashëgiminë tonë kulturore, për mëse një orë ka sjellë një repertor të përzgjedhur i cili nxori në pah elementët më të vyer të muzikës sonë.

Dita përmbyllëse  e festivalit është ndjekur me interes nga të gjithë të apasionuarit e kësaj muzike të veçantë duke ngjallur emocione dhe përjetime si rrallëherë.

Top Channel