Meta në Britani: Të punojmë për më tepër bashkëpunim

12/09/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Jashtëm, nisi sot një vizitë zyrtare parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar.

Në ditën e parë të vizitës delegacioni shqiptar u mirëprit në Parlamentin Britanik nga Zv/kryetari i Dhomës së Ulët, Lindsay Hoyle dhe zhvilloi takime të veçanta me Madeleine Moon, Kryetare e grupit të sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë, Lord Bowness, Sekretar i Grupit të Miqësisë dhe Komisioneren Parlamentare për Standardet Kathryn Hudson.

Gjatë takimeve të ditës së parë, Meta theksoi se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe kanë qenë gjithnjë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, të dy parlamentet duhet të punojnë më ngushte së bashku për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë drejtim, Meta shprehu mirënjohjen për krijimin e Grupit te Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik duke shprehur njëkohësisht bindjen se anëtaret e grupit do të japin një kontribut të çmuar për forcimin e shkëmbimeve dhe kontakteve ndërparlamentare.

Top Channel