Grabitet në derë të shtëpisë – VIDEO

12/09/2016 00:00

Një punonjëse argjendarie është sulmuar dhe grabitur në hyrje të apartamentit të saj në Wallington të Anglisë.

Pamje shokuese janë filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura  në hyrje të apartamentit.

Në të to dallohet momenti shokuese kur 24-vjeçarja, Tia Said, u sulmua nga grabitësi, i cili e tërheq dhunshëm në tokë për t’i marrë çantën e dorës.
24-vjeçarja rrëfen se ndjehet e frikësuar të rikthehet në apartamentin e saj pas ngjarjes së pasdites së 6 shtatorit.

Pasi ka marrë në dorëzim pamjet, policia i ka bërë publike ato duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e autorit.

FOTO GALERI
1/6
Tia Said, 24-vjeçarja e grabitur

Top Channel