Siri, paqe për Bajram; hyn në fuqi plani ruso-amerikan

12/09/2016 00:00

Pakti i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Amerika për armëpushimin në Siri, hyri në fuqi pasditen e së hënës. Marrëveshja u arrit mbrëmjen e së premtes nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Megjithatë, pavarësisht ujdisë, fundjava vijoi me luftime të ashpra. Në qoftë se armëpushimi do të mbajë deri në 7 ditë pa luftime në Siri, atëherë SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bombardime të përbashkëta nga ajri kundër pozicioneve të militantëve.

Media shtetërore siriane raportoi se presidenti Bashar al-Assad e mirëpriti këtë marrëveshje.

Armëpushimi u bën thirrje grupeve të mbështetura nga SHBA-të të ndahen prej të tjerëve, por ata duket se hezitojnë ta bëjnë diçka të tillë, teksa njëri prej tyre bën të ditur se rebelët ndodhen nën të njëjtën llogore dhe zhvillojnë operacione të përbashkëta.

Top Channel