Kukësi merr fitoren e parë në Superiore, vendos Pejic ndaj Teutës

12/09/2016 00:00

Kukësi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka arritur një fitore të lehtë 3-0 ndaj Teutës së Durrësit në javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Gjithçka në këtë takim u vendos në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para përfunduan me rezultatin 0-0. Pejic ishte njeriu i ndeshjes për Kukësin, duke shënuar dy gola në këtë takim.

Sulmuesi kroat iu rikthye golit në Superiore në minutën e 56 teksa ktheu në gol një 11-metërsh, duke kaluar verilindorët në avantazh. Vendasit shënuan edhe dy herë të tjera në 10 minutat e fundit të ndeshjes me autor Pejic, e Grecën, i cili e vulosi rezultatin e ndeshjes në 3-0 një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Top Channel