Koleksioni i pabesueshëm i Abramovich

12/09/2016 00:00

Ai njihet si një prej personave më të pasur të planetit dhe si pronari miliarder i ekipit londinez të Chelsea.

Roman Abramovich ka shfaqur edhe koleksionin e tij të pabesueshëm të makinave ndërsa shëtit me disa miq në pistën e Nurburgring në Gjermani.

Një spektakël që padyshim e fut edhe në listën e personave me koleksionin më të pabesueshëm të makinave.

Kjo është hera e parë që Abramovich bën publik edhe koleksionin e tij të makinave superluksoze, vlera e të cilave vlerësohet të jenë rreth 8.5 milionë paund.

Koleksioni i tij ndër të tjera përfshin dy Ferrari  të ndryshme “Ferrari FXX” dhe “Ferrari 488 GT3”; Një nga 15 “Pagani Zonda R” që ekzistojnë në botë; Një “Bugatti Veyron”; Një “Mercedes-Benz AMG GT3”; Një Porche “Aston Martin Vulcan”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel