Fotografia, si dëshmi dhe nevojë

12/09/2016 00:00

Njeriu portret dhe njeriu nudo, në një ndërthurje mes fotografisë klasike dhe asaj eksperimentale, si një mënyrë për të dokumentuar, por edhe për t’u arratisur nga realiteti.

Kjo ndjesi përcillet në Galerinë e Qëndrës Rinore “Arka” në Shkodër, ku prej disa ditësh është çelur ekspozita me fotografitë e profesionistit nga Kosova, Fahredin Spahija, “Koha e akullit”, dhe e fotografes nga Shkodra, Rozafa Shpuza, “Gjurmët”.

Kjo ekspozitë, sipas tyre i kushtohet dinastisë Marubi.

“Koha e akullit”, sipas fotografit Spahia është simbolika e ngrirjes artistike, mëgjithëse fotot e tij janë të nxehta.

Ndërsa kritika është shprehur se “Koha e akullit” dëshmon filozofinë e krijimtarisë mes kombinimit të zjarrit dhe acarit për të fituar balancimin estetik, ndërsa te “Gjurmët” gjejmë jetë në lëvizje brenda fotos, që të bën të arratisesh në një realitet, ku ta ka ënda të arratisesh.

Top Channel