Tradita e myslimanëve, tregtarët: Këtë vit më pak kurbanë

12/09/2016 00:00

Si çdo vit, tradita e do që në ditën e Kurban Bajramit, qytetarët të bëjnë kurban kafshë, mishin e të cilëve e ndajnë.

“Ndahet në tre pjesë, një për të afërmit, një për më të varfërit dhe pjesa tjetër për veten. Unë e kam falur edhe të gjithin, e kam çuar jashtë vendit për njerëzit e varfër përmes shoqatave”, thotë një besimtar.

“Unë e ndaj me prindërit, me vëllezërit… Bëj edhe ndonjë dhuratë të vogël”, thotë një tjetër.

Por tregtarët thonë se këtë vit, numri i personave që e kanë patur të pamundur të blejnë kafshën për kurban ka qenë më i madh.

“Kam shitur 7. Kushton 60 mijë lekë 1. Është varfëria në mes”, thotë njëri prej tyre.

Pas drekës me familjarët, festa përfundon me vizitat tek të afërmit dhe miqtë.

Top Channel