Shkodër, asgjësohen mbi 11 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës

12/09/2016 00:00

Policia shkatërroi 11.308 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 62 parcela në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër.

Gjatë aksionit sekuestroi një armë zjarri tip mitraloz, si dhe shpalli në kërkim 3 persona nën akuzën e kultivimit.

Të 3 të kërkuarit janë nga fshati Bruçaj i njësisë Pult. Policia pasi regjistroi provat shkatërroi të gjitha parcelat me anë të zjarrit.

Top Channel