Dortmundi në alarm, Reus mund të mungojë më gjatë

12/09/2016 00:00

Shtohen sirenat e alarmit te Borussia Dortmund. Qëndrimi jashtë fushave të lojës i Marco Reus mund të zgjatet edhe më shumë.

Futbollisti i përfaqësueses gjermane, që mungoi edhe në Europianin e Francës, nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë fillimsezoni për shkak të një dëmtimi, ndaj dhe te klubi gjerman nuk e dinë ende se kur do të riaftësohet plotësisht.

Parashikimet e fundit flisnin për një rikthim të Reus në sfidën me Realin e Madridit në Champions League më 27 shtator, por duket se tashmë asnjëri nuk është më i sigurtë në lidhje me këtë çështje.

Ndeshja e fundit, kur Reus u pa në fushën e lojës, ishte finalja e Kupës së Gjermanisë, mes Dortmundit dhe Bayern Munchen, e fituar nga bavarezët pas gjuajtjeve të 11-metërshave. Më pas ai humbi mundësinë për të luajtur në “Euro 2016” për shkak të problemeve fizike dhe tani duket se do të humbasë edhe fillimin e Ligës së Kampioneve.

Top Channel