Wawrinka triumfon në US Open

12/09/2016 00:00

Stanislas Wawrinka është fituesi i US Open. Tenisti nga Zvicra mundi bindshëm në finale serbin Novak Djokovic me rezultatin 3-1 (6-7, 6-4, 7-5 dhe 6-3), në 3 orë e 54 minuta lojë.

“Stan the Man” nuk ka humbur asnjë nga 11 finalet që ka luajtur që nga viti 2014. Në epokën e Roger Federer, Rafa Nadal, Novak Djokovic dhe Andy Murray, Wawrinka po vendos veten në elitën e tenisit, duke qenë vetëm një titull larg kompletimit të Grand Slam-it.

Fitoi në Australi (2014), Roland Garros (2015) dhe në SHBA. I mungon vetëm Uimbëlldoni.

FOTO GALERI
1/3
Tenisti nga Zvicra mundi bindshëm në finale serbin Novak Djokovic me rezultatin 3-1 (6-7, 6-4, 7-5 dhe 6-3), në 3 orë e 54 minuta lojë.

Top Channel