Debutim spektakolar, Balotelli 2 gola në fitoren e Nice

11/09/2016 00:00

Debuton në mënyrën më të mirë të mundshme Mario Balotelli me fanelën e Nice. Sulmuesi italian shënoi dy gola në fitoren 3-2 ndaj Olympique Marseille.

Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Nice u zhvillua me një ritëm të çmendur. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Balotellit nga pika e bardhë (7), ndërsa Thauvuin barazoi në të 14-ën.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 por në të dytën Bafetimbi Gomis kaloi Marseille në avantazh por në të 78-ën, Balotelli shëqnoi një tjetër gol në mbrëmjen debutuese.

3 minuta nga fundi, Wylan Cyprien ngriti peshë të pranishmit në “Allianz Riviera”. Një sukses i pabesueshëm për Nice që gjatë merkatos së verës ka bërë shpenzime të rëndësishme.

Top Channel