Icardi i shpëton “nderin” Interit

11/09/2016 00:00

Dopieta e Mauro Icardi-t i ka siguruar fitoren e parë në këtë sezon Interit në 12 minutat e fundit në transfertën ndaj Pescaras e vlefshme për javën  e tretë të Seria A.

Pas pjesës së parë të mbyllur barazim, ekipi i drejtuar nga Massimo Oddo ka kaluar i pari në avantazh në minutën e 63’ me anë të francezit të huazuar nga PSG, Jean-Christophe Bahebeck.

E ndërsa ndeshja dukej se kishte një fund të zymtë për Interin që kishte dominuar tërësisht lojën, duke mbajtur edhe 61% të topit, ka qenë Mauro Icardi ai që ka zgjidhur gjithçka.

Kanë qenë 2 golat e argjentinasit, në të 78’ dhe 90’, që i kanë dhuruar 3 pikët Interit duke shënuar kështu edhe fitoren e parë në Serinë A të zikaltërve nën drejtimin Frank de Boer, pas barazimit me Palermon dhe humbjen ndaj Chievos.

Top Channel