Zgjedhjet në Dibër, Tabaku: Policia presion ndaj qytetarëve, Prokuroria të reagojë

11/09/2016 00:00

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se policia ka ushtruar presion ndaj qytetarëve, ndërsa kërkoj edhe reagimin e Prokurorisë rreth rasteve të denoncuara nga PD.

Veç kësaj, Tabaku tha se opozita po pret rezultatin dhe fitoren e Sherefedin Shehut.

“Janë evidentuar 17 raste të fotografuara. Qindra raste të tjera janë denoncuar në lidhje me shitblerjen e votës. Policia, e cila ka qenë në krah të mbrojtjes për kriminelët që kanë qenë në mbështetje të kandidatit të mazhorancës, kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve. Prokuroria të bëjë publike presionet që kanë pasur qytetarët. Opozita e bashkuar në mbështetje edhe nga qytetarët e Dibrës sot tregoi se asnjë kriminel, asnjë thes me miell nuk mund ta cenojnë votën e qytetarëve të Dibrës. Ne sot me qytetari votuam, identifikuam rastet dhe me qetësi dhe mature po presim rezultatet dhe fitoren e Sherefedin Shehut. Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë sot na tregojnë se në të gjitha qendrat e votimit është votuar bindshëm Sherefedin Shehu”, u shpreh Tabaku.

Top Channel