Valencia në krizë, disfata e radhës nga Betis

11/09/2016 00:00

Skuadra e Ayerestan pësoi humbjen e 3-të në po kaq ndeshje pasi u mund në shtëpi 3-2 nga Betis.

Të dyja ekipet kërkonin fitoren e parë në kampionat por andaluzianët ishin ata që e nisën më mirë këtë përballje me Castron që i dha epërsinë në minutën e 38-të.

Joaquin në pjesën e dytë u duk sikur mbylli përfundimisht ndeshjen, aq më tepër që vendasit kishin mbetur dhe me 10 vetë, por Valencia megjithatë gjeti forca reagimi dhe në të 75-tën shkurtoi diferencën me Rodrigon.

Valencia megjithatë nuk kishte përfunduar ende pasi 3 minuta më pas Garay vulosi dhe barazimin duke realizuar një përmbysje fantastike për vendasit.

Gjithsesi valencianët konfirmuan që janë një skuadër në krizë kur pësuan dhe golin e 3-të në të 92-tën, që pati sërish për protagonist Castron.

Top Channel