Barazim spektakolar, Mainz-Hoffenheim 4-4

11/09/2016 00:00

Mainz dhe Hoffenheim regjistruan një barazim të pabesueshëm 4-4 mes tyre, me miqtë që përmbysën një disavantazh prej 3 golash në vetëm 13 minuta.

Në “Coface Arena” Mainz kërkonte të niste me fitore sezonin përpara publikut të tij, pasi humbi në javën e parë në transfertë dhe gjithcka u duk sikur po shkonte në drejtimin e duhur teksa pas 23 minutash De Blasis shënoi dy herë ndërsa Cordoba realizoi dhe të 3-tin në të 27-tën.

Hoffenheim shkurtoi diferencën me ëagner, por goli i 4-1 i Oztunalit u duk sikur mbylli sërish ndeshjen. Dalja me të kuq e Bussman në të 57-tën ndryshoi totalish takimin me Hoffenheim që filloi të besonte dhe Uth në dy minuta shkurtoi diferencën ne 4-3 ku goli i tij i dytë ishte i jashtëzakonshëm.

Ndërkohë që në të 84-trën Szalai shënoi dhe golin e një barazimi të cmendur, me Hoffenheim që mori pikën e dytë në kampionat, këtë herë me shumë zemër.

Top Channel