Zgjedhjet në Dibër, Gjylameti: Procesi brenda standardeve

11/09/2016 00:00

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ndërsa përshëndeti dibranët për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet lokale theksoi se përtej disa incidenteve të lokalizuara, procesi i votimit u zhvillua brenda standardeve duke dëshmuar përgjegjshmëri maksimale.

“Populli i Dibrës, tashmë e ka shprehur vullnetin e tij me votë. Votat ndodhen brenda kutive të votimit, ndaj është më shumë rëndësi që tanimë të përmbyllet në zbatim të plotë të ligjit procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit pranë Komisionit Zonal Zgjedhor në Peshkopi. I kërkojmë organeve ligjzbatuese që të kujdesen për të garantuar transportimin e materialeve zgjedhore pa incidente.”, tha ndër të tjera Gjylameti.

Deklarata e plotë e deputetes Blerina Gjylameti
Të gjithë dibranët duhet të ndjehen sot krenar për nivelin e pjesëmarrjes së tyre në votime. Me zgjuarsi dhe qytetari ata ju përgjigjën sot apelit për të dalë masivisht në këto votime të cilat janë tejet të rëndësishme për të ardhmen e Bashkisë Dibër.

Përtej disa incidenteve të lokalizuara, procesi i votimit u zhvillua brenda standardeve duke dëshmuar përgjegjshmëri maksimale. Qytetarët dibranë nuk ranë pre e provokimeve dhe as nuk u trembën nga incidentet e inskenuara qëllimisht nga Partia Demokratike me synim prishjen e procesit.

Populli i Dibrës, tashmë e ka shprehur vullnetin e tij me votë. Votat ndodhen brenda kutive të votimit, ndaj është më shumë rëndësi që tanimë të përmbyllet në zbatim të plotë të ligjit procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit pranë Komisionit Zonal Zgjedhor në Peshkopi. I kërkojmë organeve ligjzbatuese që të kujdesen për të garantuar transportimin e materialeve zgjedhore pa incidente.

Dibranët e kanë bërë sot zgjedhjen e duhur duke i dhënë besimin njeriut që do tu shërbejë për vitet e ardhshme. Na mbetet të lexojmë një më një e në respekt të ligjit çdo votë që ndodhet brenda kutive të votimit. Kërkojmë nga të gjitha subjektet politike të përfshira në këtë proces që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Top Channel