Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga një valë tërmetesh gjatë ditës së sotme, ku më i fuqishmi prej tyre ka qenë me epiqendër rreth 7 km në lindje të Shkupit, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Në harkun e 20 minutave janë ndjerë 3 tërmete, i pari dhe më i fuqishmi ka qenë me magnitutë 5,2 ballë dhe me epiqendër pranë kryeqytetit maqedonas, lëkundjet e tij janë ndjerë rreth orës 15:10.

Tre lëkundjet e tjera kanë qenë më të lehta duke variuar nga 2.1-2.9 ballë, epiqendra e dz prej tyre ka qenë pranë kufirit Maqedoni-Kosovë-Serbi.

Mediat maqedonase raportojnë se nga tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka pasur edhe të lënduar, të cilët janë dërguar me urgjencë nëpër spitalet e Shkupit.

Top Channel