“Teatri i Kukullave” ka dhuratën e tij në buketën e fillimit të shkollave. Janë vetë fëmijët e këtij teatri që do të vijnë në premirën e rradhës “Rozi dhe kopështi magjik”.

Pjesa e shkruar nga Rovena Rozhani i mëson fëmijët dhe prindërit t’i duan frutat dhe perimet.

Regjisorja Alma Hoti shprehet: “Provat po shkojnë mirë, fëmijët janë energjikë dhe do të thoja që jemi me fat që i kemi”.

Për vetë drejtoren e teatrit, kjo shfaqe me protagonistë vetë fëmijët përmbush qëllimin e saj për të edukuar spektatorin e vogël me teatrin.

“Mendoj që këtë sezon, t’ia lë fëmijëve. Dua shumë t’i afroj me teatrin sepse është një formë edukimi”, thekson Monika Lubonja, drejtore e “Teatrit të Kukullave”.

Premiera “Rozi dhe Kopështi Magjik” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në 20 dhe 21 shtator, ndërsa në dhjetor do të vijë spektakli i madh me shfaqjen “Arrëthyesi”.

“Për herë të parë do të bëjmë audicion për fëmijë të moshës 10-13 vjeç” shton Lubonja.

Top Channel