Bushati: 15 vite më parë, akti makabër që tronditi botën

11/09/2016 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një postimi në Facebook, përkujtoi sulmet terroriste mbi Kullat Binjake të 15 viteve më parë.

“15 vite më parë, një akt makabër tronditi botën. Mijëra njerëz humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste mbi ‘kullat binjake’ dhe Pentagon në SHBA, duke ndryshuar thellësisht mjedisin tonë të sigurisë. Nuk do ta harroj kurrë atë moment rrënqethës kur me shumë kolegë të tjerë në Tribunalin e Hagës ndërpremë punën dhe ndiqnim çast pas çasti raportimet nga terreni”, shkruan Bushati.

“Sot është dita të nderojmë kujtimin e viktimave dhe të shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe qeverinë amerikane. Është dita gjithashtu për të nderuar kontributin e të gjithë atyre që përballen në çdo front me terrorizmin, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Liria gjithnjë triumfon mbi urrejtjen dhe frikën”, shtoi Bushati.

Top Channel