Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së uron besimtarët

11/09/2016 00:00

Ditën e hënë, myslimanët shqiptarë dhe ata anembanë botës do të festojnë Kurban Bajramin. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj tha se, kjo është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit, me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri.

“Kjo është një festë që i përket të gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore, të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke. Gëzuar Kurban Bajramin”, ka uruar Skënder Bruçaj, kreu i KMSH-së.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë të hënën Kurban Bajramin. Rituali nis me faljen e tij në xhami herët në mëngjes, vazhdon me kryerjen e kurbanit, për ata që kanë mundësi ta kryejnë, dhe përfundon me vizitat te të afërmit dhe te miqtë.

Në Tiranë, namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 7 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish-“Hotel Dajtit”. Ndërsa para faljes së namazit, në orët e para të mëngjesit do të zhvillohet ceremonia me leximin e Kuranit, ligjërata dhe përshëndetje.

Top Channel