“11 Shtatori”, Obama do të udhëheqë heshtjen përkujtuese për viktimat

11/09/2016 00:00

Presidenti Barack Obama do t’u bashkohet ceremonive kombëtare në përkujtim të afro 3.000 personave, që humbën jetën gjatë sulmeve të 11 shtatorit të 15 viteve më parë.

Obama do ta respektojë përvjetorin e ngjarjes së zymtë me një moment heshtjeje në rezidencën e tij, Shtëpinë e Bardhë, ekzaktësisht në orën 8:46 me orën lokale (14:46 me tonën), pasi në pozicion të akrepave të orës 15 vite më parë, avioni i parë i rrëmbyer nga terroristët u përplas me kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, në Nju Jork Siti, më 11 shtator të vitit 2001.

Pas momentit të heshtjes, Obama do t’i drejtohet shërbesës përkujtuese të Pentagonit.

Afro 3.000 njerëz të pafajshëm mbetën të vrarë në Nju Jork, Pensilvani dhe Pentagon, kur terroristët e “Al Kaedës” përpasën avionët në këto destinacione.

Një ngjarje që shkaktoi më pas dërgimin e trupave amerikane në Afganistan, ndërsa forcat speciale ekzekutuan udhëheqësin e “Al Kaedës”, Osama bin Laden, afro një dekadë më vonë, në maj të vitit 2011, gjatë një mësymjeje të autorizuar nga presidenti Obama në strofullën e tij në Pakistan.

Top Channel