Shtabi i PD-së: Dibranët nuk tremben, nuk shantazhohen, nuk blihen…

11/09/2016 00:00

Zëdhënësja e Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike, Irini Shehu, doli me një deklaratë për mediat, duke thënë se “pjesëmarrja në zgjedhje është e kënaqshme”.

“Qytetarët po vijojnë votimin normalisht. Unë u bëj thirrje votuesve të dalin masivisht në votime, pasi sot qytetarët e Dibrës kanë në dorë të vendosin për të ardhmen e tyre. Qytetarët e Dibrës kanë dëshmuar se përfaqësojnë vlerat e demokracisë, as nuk tremben, as nuk shantazhohen, as nuk blihen. Askush nuk e ndryshon dot vullnetin e tyre”, tha Shehu.

“Sot, çdonjëri prej nesh, qytetarëve të Dibrës, ka në dorë me votën e tij të bëjë ndryshimin e madh për Dibrën dhe për të ardhmen tonë. Të dashur bashkëqytetarë: dilni masivisht dhe votoni me qytetari, me mençuri dibrane”, shtoi zëdhënësja e Shtabit Elektoral të PD-së.

Top Channel