LSI: Dhuna ndaj biznesmenit libanez, akt tepër i rëndë

11/09/2016 00:00

Në emër të LSI-së, Luan Rama ka deklaruar se dhuna ndaj biznesmenit libanez është një akt tepër i rëndë.

“I urojmë shërim të shpejtë biznesmenit. Të bëhet hetim i thellë dhe i gjithanshëm i ngjarjes. Fajtorët të dalin sa më parë para drejtësisë”, theksoi Luan Rama.

Ai shtoi se, “ky akt është mesazh negativ për biznesmenët e huaj” dhe se, “organet e rendit duhet të bëjnë më shumë për parandalimin e këtyre ngjarjeve”.

Një biznesmen libanez dhe shoferi i tij u dhunuan fizikisht në rrugën e Rinasit ditën e djeshme. Përmes një njoftimi për shtyp, policia insiston se bëhet fjalë për një përplasje fizike që ka lindur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Top Channel