Blerina Gjylameti: Ngjarja me Nokën, kulmimi i incidenteve

11/09/2016 00:00

Blerina Gjylameti, koordinatorja e Partisë Socialiste për procesin elektoral, deklaroi se, “ngjarja e sotme me Flamur Nokën ishte kulmimi i incidenteve në Dibër”.

“I bëjmë thirrje deputetëve të PD-së të distancohen nga këto incidente dhe nga qendrat e votimit sepse po luajnë rolin e vëzhguesve. Janë 29 deputetë të PD-së që kanë një muaj në Dibër. I bëjnë presion qytetarëve që të votojnë për PD-në? Ne do të mbikqyrim të gjithë procesin, mbi të gjithë atë të numërimit”, koordinatorja e Partisë Socialiste për procesin elektoral.

Top Channel