Reagimi i Dionis Imerajt: PD-ja kërkon të prishë procesin zgjedhor

11/09/2016 00:00

Menjëherë ka reaguar Dionis Imeraj, drejtori i Tatimeve për Dibrën, i akuzuar nga Partia Demokratike si “i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave në Dibër”.

“Sapo u vura në dijeni të deklaratës së bërë publike nga Partia Demokratike. Kjo është thjesht shpifja e radhës që bëhet ndaj personit tim. Shtetasi Artan Isaku nuk është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër dhe unë personalisht nuk kam asnjë njohje me të. Kjo vërteton se Partia Demokratike dëshiron vetëm të përbaltë procesin zgjedhor dhe të lëshojë akuza të pavërteta në përpjekjen për të prishur procesin. I bëj thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga përdorimi i emrit tim, ndërsa unë do të ndjek rrugën ligjore për të gjitha shpifjet që janë bërë ndaj meje prej këtij subjekti politik”, u shpreh Imeraj.

Top Channel