Basketboll, Shqipëria mundet nga Gjeorgjia me 20 pikë diferencë

10/09/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj është mundur sot në mbrëmje 84-64 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e katërt eliminatore të Eurobasket 2017, sfidë që u luajt në “Asllan Rusi”.

Një fitore e vuajtur e kombëtares mike, që edhe pse me shumë yje në përbërje, nuk arriti të dominojë në fushë, siç pat bërë 10 ditë më parë në Tbilisi.

Kuqezinjtë kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë, duke rivalizuar për 35 minuta, por në fund nuk kanë mundur të fitojnë edhe pse paraqitja ishte pozitive.

Kombëtarja shqiptare pësoi humbjen e katërt në po kaq takime, duke u renditur ne fund të  Grupin F. Për kuqezinjtë kanë mbetur edhe dy ndeshje me Malin e Zi në Tivar më 14 shtator dhe mbyllim këto eliminatore më 17 shtator me ndeshjen e fundit në “Asllan Rusi” me Sllovakinë.

Edhe Kosova ka humbur ndeshjen e katërt në fazën e grupeve ndaj Sllovenisë me rezultatin 81-91. Ka qenë një ndeshje relativisht pozitive për skuadrën e Kosovës e cila udhëhoqi periodën e parë.

Më pas në të dytën ishin shumë pranë ndërkohë që diferenca filloi të thellohej në periodën e tretë dhe të katërt, për të cuar në 10 pikë në përfundim të ksëaj ndeshjeje të katërt në grupe që solli humbjen ekatërt për skuadrën e Kosovës e cila gjithashtu ndodhet në vendin e fundit në grup.

Edhe për ta ka dy ndeshje deri në përfundim të fazës së grupeve, do të udhëtojnë drejt Ukrainës dhe do të presin Bullgarinë.

Top Channel