Dhunimi i biznesmenit, policia: Po hetojmë ngjarjen, 9 të shoqëruar

10/09/2016 00:00

Policia e Tiranës ka reaguar duke deklaruar se, po kryen hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më herët gjatë ditës në rrugën e Rinasit, ku u dhunua fizikisht biznesmeni libanez dhe shoferi i tij.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia insiston se bëhet fjalë për një përplasje fizike që ka lindur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

“Po vijon intensivisht puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për evidentimin dhe atrestimin e autorëve. Në këtë kuadër, forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës, deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave, të cilët po merren në pyetje nga oficerët e krimeve”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel