Klosi përuron fabrikën e veshjeve në Kavajë, sfidon kritikët

10/09/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi mori pjesë këtë të shtunë në inaugurimin e fabrikës së veshjeve në Kavajë, që mban emrin “Michela Fashion Style”, investim ky i një sipërmarrjeje italiane me vlerë 1 milion euro.

Në këtë fabrikë do të punësohen 800 punonjëse, ndërkohë që deri tani janë punësuar 200. Investitori italian Michele Brizzi e vuri theksin tek lehtësirat që ofron Shqipëria për investim. Ndërsa ministri Klosi, pas inaugurimit replikoi me kritikët për shifrat e punësimit, jo vetëm nga radhët e opozitës.

“Ftoj çdo politikan, analist, letrar, kritik të vjetër apo të ri, të vijë tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore, zyrat e punës, të shohë shifrat konkrete të punësimit, vendet e lira të punës. Të sjellë mbështetës apo edhe familjarë që do të punësojë, të vijë pranë zyrave të punës dhe të shohë realitetin”, deklaroi Klosi.

Top Channel