Përplasje automjetesh në aksin Lezhë-Kallmet; humb jetën 49-vjeçari

10/09/2016 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Kallmet, ku janë përplasur 2 makina dhe për rrjedhojë ka humbur jetën 1 person.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, aksidenti ka ndodhur në fshatin Rraboshtë, ku 49-vjeçari Shyqyri Balaj ka marrë lëndime të rënda.

Sipas burimeve, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që u përfshi në aksident, shtetasin A. Gjonoca.

Top Channel