Reshjet përmbytin sërish Vlorën; rrëshqitje dheu në Orikum

10/09/2016 00:00

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar sërish përmbytje në qytetin e Vlorës, duke krijuar një sërë problemesh.

Nga raportimet e fundit rezulton se ujërat kanë përfshirë të gjitha akset rrugore të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe vështirësuar atë të automjeteve.

Më problematike situata duket në lagjet Pavarësia dhe Çole, si dhe tek Shëtitorja dhe Universiteti. Ndërkohë, në zonën e Jonufrit mësohet se janë verifikuar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Vlorë-Orikum.

Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli thotë se rruga do të hapet brenda natës. Ndërkohë që sipas tij, gjendja paraqitet e vështirë edhe në qytet, ku më problematike janë rrugët në konstruksion.

Edhe pse intesiteti i reshjeve ka rënë në orët e mbrëmjes, situata është e rënduar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel