Shkodër, meshë falenderimi për shenjtërimin e Nënë Terezës

10/09/2016 00:00

Qindra besimtarë katolikë udhëtuan drejt Vaut të Dejës mëngjesin e së shtunës, për të qenë të pranishëm në Meshën e Falenderimit për shenjtërimin e Nënë Terezës, meshë kjo e mbajtur në Katedralen që mban emrin e saj.

Ka qenë Metropoliti i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, njëkohësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, ai që ka drejtuar këtë meshë.

Në fjalën e tij, Imzot Massafra theksoi se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për këtë ngjarje, por në të njëjtën kohë duhet ta marrin atë si shembull.

Mes besimtarëve dhe drejtuesve më të lartë të Kishës Katolike Shqiptare, i pranishëm në këtë meshë ishte dhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Top Channel