Konflikt fizik në rrugën drejt Rinasit, dhunohet biznesmeni libanez

10/09/2016 00:00

Një biznesmen libanez me inicialet F.M është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar në një konflikt që ka lindur pas përplasjes së dy mjeteve në rrugën drejt Rinasit.

Biznesmeni mësohet se ka qenë pasagjer, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi mjetit, i identifikuar me inicialet E.M. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dhunimit të biznesmenit libanez.

Ky i fundit u dërgua në spital ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë, dhunimi i tij erdhi pas përplasjes së mjeteve tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Top Channel