Peniani teston raketë, Turnbull: Akt provokues

10/09/2016 00:00

Shtohen kritikat ndaj Koresë së Veriut për testimin e një rakete balistike, e pesta e ndërmarrë nga shteti komunist. Këtë radhë ai që reagoi ndaj këtij veprimi të Koresë së Veriut ishte kryeminisitri australian Malcolm Turnbull i cili e konsideroi testin si një akt të rrezikshëm dhe provokues.

“Testet e fundit të raketave nga ana e Koresë së Veriut janë akt provokues. Ato u cilësuan nga krerët e Koresë së Jugut si veprime manikësh dhe është e vështirë që të mos jesh në një mendje me ta. Është një shqetësim shokues për paqen në rajon dhe një kërcënim për të ardhmen e të gjithëve”, tha Turnbull.

Testimi i raketave balistike u krye me rastin e 68-vjetorin e themelimit të shtetit të Koresë së Veriut. Më herët ato që dënuan këtë ndërmarrje nga krerët e vendit aziatik ishin SHBA të cilët deklaruan se do të bashkëpunojnë me partnerët për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Penianit.

Në të njëjtën kohë autoritetet amerikane i kërkuan Kinës si aleatja e vetme e Koresë së Veriut që të përdorë influencën e saj për të bindur koreano-veriorët që të ndërpresin programin nuklear.

Top Channel