US Open 2016, në finale Djokovic dhe Wawrinka

10/09/2016 00:00

Novak Djokovic dhe Stanislas Wawrinka janë finalistët e turneut të fundit Grand Slam të vitit, US Open. Tenisti serb mundi në gjysmëfinale Gawl Monfils me rezultatin 3-1 për të siguruar finalen e tij të 7 në Flushing Meadows.

Djokovic arriti të fitojë 2 setet e para 6-3;6-2, por Monfils e shkurtoi këtë diferencë duke fituar të tretin 6-3. Në setin e 4, Djokovic sërish arriti të thyejë Monfils duke përfituar edhe nga gabimet e francezit kur ishte në shërbim, për ta fituar këtë fraksion të lojës 6-2 dhe krejt takimin  3-1.

Me rezultatin 3-1 fitoi edhe Wawrinka ndaj Kei Nishikorit në gjysmëfinalen e dytë të US Open. Ishte japonezi ai që e nisi më mirë këtë ndeshje teksa fitoi setin e parë 6-4. Por zvicerani e mori veten dhe iu imponua Nishikorit në 3 setet e tjerë të takimit të cilët i fitoi 7-5;6-4;6-2.

Finalja mes Djokovic e Wawrinkws është një përsëritje e finales së Roland Garros të vitit 2015 ku në atë kohë ishte pikërisht zvicerani ai që triumfoi duke fituar titullin e tij të dytë Grand Slam pas atij të Australian Open në 2014.

Top Channel