Konkursi i “National Geographic”, pamje spektakolare

10/09/2016 00:00

Konkursi vjetor i National Geographic për fotografinë më të bukur të natyrës për vitin 2016 sjell shkëlqimin rrezëllitës të planetit tonë.

Gara do të jetë e hapur deri më 16 Nëntor, kur do të mbyllet edhe pranimi i fotove të tjera. Konkursi parashikon ndarjen në 4 kategori: Peizazhi, çështjet e mjedisit, aksione dhe portrete kafshëve.

“Këto 4 kategori do t’u japin mundësi fotografëve për të kapur bukurin dhe kompleksitetin e gjetur në botën përreth nesh”, është shprehur Sarah Polger, producente e National Geographic Travel dhe menaxhere e konkursit fotografik të National Geographic.

Më poshtë janë përzgjedhur disa prej fotove fantastike të cilat janë bërë pjesë e këtij konkursi.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel