Kosovë, përplasje fizike mes zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme

09/09/2016 00:00

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të premte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Dy zyrtarë të kësaj ministrie janë përfshirë në një përleshje fizike, pas disa mosmarrëveshjeve që kishin ndërmjet tyre.

“Indeksonline” mëson se ishte Sekretari i përhershëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, i cili sulmoi fizikisht një zyrtar tjetër të ministrisë, dikaster që drejtohet nga Enver Hoxhaj. Ndërsa burimet thonë se ky rast ka përfunduar tani në Policinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” rrahjen e dy zyrtarëve të MPJ-së.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në përplasje fizike në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Personat e përfshirë janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës dhe janë liruar, pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë ajo.

Top Channel